nga: Jerzy Lukowski, Hubert Zawadzki

 

Përshkrimi i librit:

Kjo është një histori konçize e Polonisë. Studiuesit e dinë sa shumë detaje janë lënë mënjanë, por lexuesi duhet ta kuptojë se nuk mund të jepet gjithçka në një përmbledhje. Edhe ky botim i Cambridge University Press nuk bën përjashtim. Një libër i shkruar nga dy autorë, njeri specialist i shek. XVIII, tjetri më shumë i familjarizuar me shek. XIX.

Polonia ka qenë kryesisht rajon kufitar, me popuj dhe kultura që kanë ekzistuar gati – gati në paqe. Aty nga fundi i Mesjetës e në vazhdim, elitat e saj zhvilluan një kulturë politike mjaft konsensuale, pa të cilën shteti polak ndoshta do të ishte copëtuar. Këto divergjenca dhe mekanizmat e konsensusit, e çuan shtetin polak në prag të shpërbërjes gjatë shek. XVII, dhe në retrospektivë, mund të kuptojmë se kanë kontribuar shumë për shkatërrimin e tij në fund të shek. XVIII.

Nga fundi i shek. XIX, mes nacionalizmave që po përhapeshin gjerësisht, nocioni i vjetër i polakut si fisnik që mund të përshtatej lehtë me më shumë se një identitet "etnik" tregoi se ishte vetëm një nostalgji romantike e pavlerë. Disa brenda grupeve etnike të larmishme, të cilat jetonin në territoret që më parë formonin një pjesë të shtetit polak, do të mohonin me indinjatë se kishin pasur një atdhe të përbashkët.

Homogjeniteti aktual i Polonisë është më shumë një produkt i imponuar i Luftës së Dytë Botërore e i pasojave të saj imediate, dhe nuk është parë në Poloni thuajse që prej mesit të shek. XIV. E kaluara e Polonisë dhe e fqinjëve të saj është aq e ndërthurur, sa është e vështirë të bëhet një analizë e thjeshtë e veçuar.

Edhe e tashmja ka ndërlikimet e veta, dhe autorët janë përpjekur t'i përfshijnë të paktën deri në atë shkallë, sa t'i tregojnë lexuesit sfidat dhe problemet me të cilat përballet republika e sotme, anëtare e Bashkimit Europian.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2014

ISBN: 978-9928-103-83-3

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 376

Historia e Polonisë - Jerzy Lukowski & Hubert Zawadzki

SKU: 978-9928-103-83-3
CHF26,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë