nga: Fernando García de Cortázar, Josè Manuel González Vesga

 

Përshkrimi i librit:

Historia e Spanjës apo historia e spanjollëve? Për historianin e fundshekullit XX, i çliruar nga tundimet e uniformitetit të shekullit XIX, nuk është e lehtë të vendosë të zgjedhë një term të përshtatshëm për tre mijë vjetët e fundit të kronikës gadishullore.

Deri dje, termat hapësirë gjeografike, protagonistë njerëzorë, ndjenjë kombëtare dukeshin sinonimikë, ndërsa sot ndjesitë e atyre që u përfshinë në këtë komunitet të quajtur Spanjë nuk janë unanime. Ndonjëherë, ndërgjegjia se i përket të njëjtës familje dhe lufta për ta mbrojtur atë nga i huaji imponohen mbi çdo mendim tjetër; të tjera herë, ekzagjerohen ndryshimet, duke kërkuar të këputen lidhjet e forcuara ndër vite mes kulturave gadishullore.

Me angazhimin për t'iu shmangur këtyre paragjykimeve, ky libër është një paraqitje detyrimisht e shkurtër e shekujve të historisë sonë, e krizave dhe mëdyshjeve të saj, e arritjeve social – ekonomike dhe e shpresës për ditë më të mira. Dhe, natyrisht, Historia e Spanjës nuk do të jetë vetëm historia e mbretërve dhe heronjve, por edhe ajo e parmendës dhe e kopeve, e udhëtimeve detare dhe e burokracisë, e ligjeve dhe librave, dhe mbi të gjitha një kujtim për ata që vuajtën traumën e skllavërisë, shfrytëzimin apo dhimbjen... të cilët retorikat patriotike i kanë harruar.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2012

ISBN: 978-9928-103-45-1

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 560

Historia e Spanjës (nga zanafilla deri në ditët tona)

SKU: 978-9928-103-45-1
CHF26,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë