Përshkrimi i librit:

Historia e vajzës së humbur është vëllimi i fundit i sagës napolitane, që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, janë pole të kundërta të së njëjtës forcë. Ato takohen dhe përplasen, ndikojnë mbi njëra tjetrën, zilepsen dhe admirojnë shoqa shoqen. Elena, shkrimtare e njohur, nënë e dy vajzave, kthehet në Napoli për ti rënë pas një dashurie rinore, që shfaqet përsëri në jetën e saj. Lina nuk është larguar kurrë nga lagjja e fëmijërisë, ku ka arritur të ngrejë një karrierë të mahnitshmë si sipërmarrëse, duke ushtruar në mënyrë karizmatike dhe magnetike, rolin e lideres së fshehtë. Ky vëllim i katërt i tetralogjisë që nisi me “Mikesha gjeniale” përmbyll një vepër letrare jashtëzakonisht frymëzuese, të pranuar ndërkombëtarisht si një prej më të mirave të kohës sonë.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Pegi

Botuar në: 2018

ISBN: 978-9928-243-92-3

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 484

Përmasat e librit: 140 x 210 x 34 mm

Historia e vajzës së humbur -Elena Ferrante

SKU: 978-9928-243-92-3
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë