nga: Zhan Klod Faveirial

 

Përshkrimi i librit:

Grekët mburren se letërsia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vetë, nga cila shkollë greke ka dalë? Nga cilat shkolla është formuar? Përpara shkollave greke, ka pasur shkolla pellazgjike dhe një literaturë të madhe dhe të përkryer, e cila ka qenë themeli i letërsisë greke.

 

Fragmente nga libri
I nderuari z. Dozon, ish konsulli i Francës në Janinë, dëshmia e të cilit ka një peshë të rëndësishme dhe i cili për mbledhjen e këngëve, gramatikën dhe fjalorin e tij, padyshim ka meritë të madhe për Shqipërinë, pohon se "në raportin fonetik gjuha shqipe ka një begati dhe shumëllojshmëri që e kalon mjaft gjuhën e Aristofanit". Si mundet që kleri grek të mos jetë i fajshëm, kur ka penguar dhe ende pengon në ditët e sotme lëvrimin e kësaj gjuhe kaq të bukur! Grekët mburren se letërsia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vetë, nga cila shkollë greke ka dalë? Nga cilat shkolla është formuar? Përpara shkollave greke, ka pasur shkolla pellazgjike dhe një literaturë të madhe dhe të përkryer, e cila ka qenë themeli i letërsisë greke. Të shpërhapur nëpër Shqipëri, Maqedoni e gjetkë, qysh nga koha romake, Vllehët dhe Shqiptarët, shtrihen më vonë në Greqi, prej ku grekët ishin larguar. E për të thënë të vërtetën, janë ata që derdhën gjakun në momentin kur Europa ndërhyri dhe krijoi këtë mbretëri të vogël. Shqiptarët dhe Vllehët, më së fundi, e kuptuan mistifikimin prej të cilit ata kishin mbetur viktima dhe ata e dinë tashmë se si grekët i vënë emrin e tyre punës së tjetrit. Dikur në Kostandinopojë, për t'i dhënë peshë vetes, greqizantët përvetësuan emrin e romakëve, ashtu si helenizantët marrin sot emrin e Helenit. Por një dinakëri e tillë i ka kaluar koha. Kjo ka dalë në shesh dhe silogjet helenizuese, herët a vonë, do të punojnë për këdo tjetër, veç jo për grekët

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Plejad

Botuar në: 2004

ISBN: 978-99927-982-7-0

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 552

Historia me e vjeter e Shqiperise - Zhan Klod Faveirial

SKU: 978-99927-982-7-0
CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë