nga: Elsa Morante

 

Përshkrimi i librit:

Një roman indinjues, rebel, polemik, ideologjik. Vepra më e arrirë e Elsa Morantes.

Një ditë janari të vitit 1941, një ushtar gjerman po ecte nëpër lagjen “Shën Lorenc” në Romë. Dinte vetëm katër fjalë italisht dhe nuk merrte fare erë nga jeta. Emrin e kishte Gunter. Mbiemri mbetet i panjohur. Nuk kaloi shumë dhe erdhi në jetë Uzepja, fryt i një përdhunimi...

Një manifest, “një aksion politik". Çshenjtërimi është dënimi i historisë. Ky është një roman proteste. Një roman i dhembjes dhe pendimit, që përshkohet fuqishëm nga dëshpërimi, tensioni, mëshira, dituria, bukuria, por me shumë pak jetë.

“Historia: një skandal i vjetër sa bota” është një roman gazmor, plot dritë dhe ajër, dhe pse jo “zbavitës”, gjithë humor (i përdorur sistematikisht në një nivel që nuk haset tjetërkund në veprat e Morantes), i qepur me spango të trasha e të holla, i ildisur me thurje të fshehura që e lëshojnë dhe e kapin sërish pa ndërprerje dhe me shkathtësi fillin, i ngjashëm në këtë aspekt me romanet e vjetra, që janë plot me digresione, duke qenë të ndjeshme ndaj befasive dhe mrekullive, ose me poemat heroike-komike dhe tragjikomike.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botimet Living

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-216-67-0

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 486

Historia: një skandal i vjetër sa bota - Elsa Morante

SKU: 978-9928-216-67-0
CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë