nga: Brian Mcnair

 

Përshkrimi i librit:

Më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, Walter Lippman vërejti që praktika e demokracisë kishte "marrë kthesë". Procesi demokratik, që katër vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu duk me një shtrirje të padëgjuar më parë në historinë e njerëzimit, i shtyu faktorët politikë të përqafonin strategjitë e vetëdijshme të bindjes.

Zgjerimi gradual që prej fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë i të drejtës së votës në pjesë përherë e më të gjera të popullsisë, kombinuar me shfaqjen e komunikimit masiv mediatik, e kishte transformuar rrënjësisht natyrën e procesit politik, qoftë për mirë apo për keq.

Nuk mund të pranohej më gjatë se aksioni politik të varej vetëm nga dëshira e burrave racionalë, të ndriçuar, me prona e me shkollim. Këtej e tutje, masat do të vendosnin përmes ushtrimit të votës së tyre dhe ndikimit të opinionit publik në procesin politik.

Në sferën e komunikimi elektoral, ky botim përfshin zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2004, të fituara ngushtë nga Geoge W. Bush që e mbante këtë detyrë edhe më përpara, si dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005 në Mbretërinë e Bashkuar të fituara nga laburistët, por me një mazhorancë në tërësi mjaft të zvogëluar.

Gjithashtu, u referohet edhe zgjedhjeve në Spanjë në nëntor të vitit 2004, të cilat pasuan pak ditë pas hedhjes së bombave në stacionin e trenit në Madrid, si dhe rizgjedhjen e kryesministrit australian John Howard në vitin 2004.

Përveç problemeve të shënuara më sipër, ky botim diskuton edhe mjedisin e pandryshuar teknologjik brenda të cilit drejtohet komunikimi politik dhe në veçanti ndikimi i internetit. Janë pasqyruar gjithashtu edhe zhvillimet në rregullimin e mediave politike siç është institucioni i Ofcom – it në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: UET Press

Botuar në: 2009

ISBN: 978-99956-39-04-1

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 232

Hyrje ne komunikimin politik - Brian McNair

SKU: 978-99956-39-04-1
CHF18,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë