nga: Milan Kundera

 

Përshkrimi i librit:

Identiteti” është libri i dytë i shkruar në frëngjisht nga shkrimtari Milan Kundera, ndërsa shtëpia botuese “Dituria” e ka sjellë në gjuhën shqipe. Si mjeshtër i rrëfimit, Kundera nuk ka nevojë për tema lokale. Ai përdor historinë politike evropiane në njërën anë dhe skenarët provokues seksualë në tjetrën, ndërsa e gjithë gjuha e tij është thellësisht filozofike: meritë e një shkrimtari të madh që ia del mbanë gjithmonë. Në një intervistë të tij, Kundera shkruan se temat që i interesojnë atij janë pak, por thelbësore. Temën e identitetit, në këtë libër, Kundera e hulumton në marrëdhënien midis një çifti parisian, Shantalit dhe Zhan-Markut. Të dy po i afrohen moshës së mesme dhe kjo i shtrëngon t’i hedhin një sy jetës së tyre. Por mos mendoni se keni të bëni me një histori krize të çiftit; në të vërtetë, Kundera është shumë më tepër i interesuar për mënyrën se si ne mund të pajtojmë veten me të tjerët, në qoftë se është ende e mundur. Më “burrat nuk m’i hedhin më sytë”, zënë fill ngjarjet e romanit “Identiteti”. Teksa pushon në një hotel në bregdetin e Normandisë, Shantali, e divorcuar prej bashkëshortit pas vdekjes së djalit të tyre pesëvjeçar, habitet kur vëren se burrat nuk e shikojnë më si dikur. Po Zhan-Marku, i dashuri i saj, a e sheh më? Dhe pas këtij dyshimi, që ajo ia beson edhe të dashurit, ja ku mbërrin një lumë letrash anonime, të gjitha nga një admirues i saj! Kundera me kthjelltësi tregon obsesionet psikologjike të dy dashnorëve, të cilat e vrasin komunikimin mes tyre. Kur Zhan-Marku e ngatërron një të panjohur me Shantalin e tij të dashur, apo kur vetë Shantali pranon që ka dy fytyra; kur Zhan-Marku sheh që Shantali është plakur dhe kur kjo e fundit e kupton se burrat nuk do kthehen më ta shohin; këto dhe shumë të tjera janë ngjarjet që nxisin dyshime në tru se identiteti nuk ekziston, se është fryt i një mijë keqkuptimeve, të cilat ndryshojnë me kalimin e kohës, pa e lënë unin të mbijetojë. Ky diskutim për identitetin takohet në çdo faqe dhe bëhet histori epike e burrave dhe e grave të ditëve të sotme, që duke mos shpëtuar dot nga teknologjia, kamerat dhe burokracia, nuk gjejnë as veten e as tjetrin, aq sa përfundimisht preferojnë të shkrihen në magmën e konformizmit më mirë sesa të mos jenë dikushi. Identiteti mbetet romani më kompakt dhe më i integruar në treshen e famshme, Lehtësia e papërballueshme e qenies, Mosdija dhe Identiteti.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2015

ISBN: 978-9928-4260-7-9

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 170

Identiteti - Milan Kundera

SKU: 978-9928-4260-7-9
CHF18,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë