nga: Enis Sulstarova
Përshkrimi i librit:
Librat shkollorë të historisë japin ndihmesë në formimin e identiteteve dhe të kujtesës kulturore të nxënësve si qytetarë të ardhshëm të shtetit kombëtar. Gjithashtu, ato përmbajnë njohuritë e domosdoshme për të kuptuar dhe për të vlerësuar diskutimet publike mbi identitetin kombëtar dhe të shkuarën e kombit.
Në krahun tjetër, idetë dhe këndvështrimet që dominojnë në diskutimet e tanishme publike mbi identitetet kolektive, historinë e kombit dhe mbi "të tjerët" e tij mund të përfshihen në librat shkollorë të historisë.
Duke u nisur nga vëzhgimi se në Shqipërinë paskomuniste është diskutuar shpesh mbi përplasjen midis islamit dhe Evropës dhe mbi pasojat që ajo mund të sjellë për integrimin e kombit shqiptar në Bashkimin Evropian, autori në këtë libër heton ndikimet e ndërsjella midis paraqitjes së islamit në tekstet shkollore të historisë dhe ligjërimit të atyre intelektualëve publikë që problematizojnë marrëdhënien e islamit me identitetin evropian të kombit shqiptar.
Hulumtimi orientohet nga dy pyetje të ndërvarura: a e mbështet rrëfimi historik i librave shkollorë idenë se islami është "tjetri" i identitetit evropian, dhe a i ka kushtëzuar teza e përplasjes së qytetërimeve njohuritë mbi islamin të përfshira te tekstet shkollore të historisë?
Shtëpia Botuese: Pika pa sipërfaqe
Botuar në: 2016
ISBN: 978-9928-185-5-8
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 232
SKU: 978-9928-185-5-8
CHF21,00Price