nga: Jean Sasson

 

Përshkrimi i librit:

Historia e Jaseminës (titulli i romanit në origjinal është Yasmeena’s Choice) është një histori më vete edhe për shkak të njëzet vjetëve që i janë dashur autores, pasi e ka mësuar, të ulet e ta shkruajë atë.

“Është e vështirë të besohet, thotë ajo vetë, se mua m’u deshën më shumë se njëzet vjet, prej kohës kur e njoha Jaseminën, që ta shkruaja librin”. Pasi botoi romanin Dhunimi i Kuvajtit, pas pushtimit të tij nga Sadami, libri u bë menjëherë best-seller. Ajo shkoi pas shtatë muajsh në Kuvajtin e lirë me të parin avion, që u quajt Freedom Flight dhe atje u takua me gra të të gjitha kombësive, të cilat ishin rrëmbyer dhe burgosur si skllave seksi të ushtarëve irakenë.

Jasemina ishte një prej tyre, por në ndryshim me të tjerat ajo këmbëngulte që ta rrëfente historinë e saj. “Kurrë nuk kisha parë ndokënd që të më bënte një përshtypje aq të madhe”, thotë shkrimtarja, e cila u kthye në vendin e saj me këtë peshë të rëndë me vete. Siç tregon vetë, nuk i shqitej nga mendja zëri i saj, fytyra e saj shprehëse, përshkrimi që i bënte skenave të terrshme. Çdo autor do të mendonte se kjo ishte historia më e tmerrshme që kishte dëgjuar në jetë.

Historia e Jaseminës u shkrua vonë, por, dihet se historitë e mëdha dhe me thelb të vërtetë njerëzor janë të pakohshme. Padyshim, Jean Sasson mendonte se botimi i librit në kohë reale do të krijonte probleme të ndryshme me personat realë, ndoshta dhe hakmarrje e rreziqe të tjera dhe vendosi, edhe për këto arsye praktike, që ta botonte më vonë.

Subjekti i romanit ka në qendër Jaseminën, një vajzë libaneze, e pafajshme, e re, e edukuar në kolegje, një anglishtfolëse e përsosur. Ishte dhe e virgjër, si motër e bijë myslimane e devotshme. Kur avioni që do të nisej nga Kuvajti u anullua, për shkak të pushtimit të vendit nga Iraku, ushtarët pushtues e futën atë në një burg grash, ku rojet i përdhunonin dhe torturonin vazhdimisht të burgosurat e tyre.

Jasemina u dhunua nga komandanti i burgut e ajo mendonte se ishte gruaja më fatkeqe në botë. Por, ngjarjet, miqësia me Lanën, erdhën në mënyrë të tillë, sa ajo gjeti forcë të mbijetonte edhe në atë ferr që ia kalon të gjitha përfytyrimeve për ferrin e përshkruar nga të gjithë autorët e shkrimtarët e botës.

Romani Jasemina lexohet si një thriller. Jasemina shpëton nga burgu kur amerikanët dhe aleatët e tyre marshojnë mbi Kuvajt. Por, ky libër, nuk është thjesht një histori e rëndë, e shkruar bukur, me stil të veçantë, tërheqës, rrëmbyes, drithërues e të fortë. Të tillë ka shumë në botë, por të rrallë janë ato libra që ndikojnë në ndërgjegjen e njerëzve dhe i shtyjnë ata të reagojnë ndaj veprimeve të ulëta njerëzore.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: OMBRA GVG

Botuar në: 2017

ISBN: 978-9928-061-82-9

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 220

Jasemina- Jean Sasson

SKU: 978-9928-061-82-9
CHF18,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë