nga: Lisa Genova
Përshkrimi i librit:
Rrugëtimi i një gruaje në një pikë kritike të jetës. Elisa Haulend ka një familje të lumtur dhe karrierë të shkëlqyer si profesoreshë në Universitetin e Harvardit. Në moshën pesëdhjetëvjeçare, në kulmin e suksesit në fushën e psikologjisë konjitive dhe të linguistikës, ajo vë re se diçka nuk shkon me jetën e saj: shpesh i ndodh të hutohet dhe kujtesa nis t’i bëjë lojëra.
Elisa përpiqet me mish dhe me shpirt për të ruajtur jetën e saj të mëparshme, por duket se, sado fort të kapet pas saj, ajo i rrëshqet nga duart, dita-ditës, gjithnjë e më shpejt, gjithnjë e më shpesh...
“Jeta ime pa të djeshmen” është një libër që i shkon deri në fund shpirtit njerëzor dhe shënon mbërritjen e një zëri të ri e të fuqishëm në letërsinë artistike.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Botime Living
Botuar në: 2019
ISBN: 978-9928-21-66-25
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 321
SKU: 978-9928-21-66-25
CHF23,00Price