nga: Rosa Liksom

 

Përshkrimi i librit:

Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitet '80, gjatë udhëtimit me trenin legjendar transsiberian nga Moska në Ulan Bator, Mongoli. Dy njerëz të huaj për njëri-tjetrin, janë të detyruar të ndajnë të njëjtën kabinë. Një intimitet i detyruar.

Një vajzë studente finlandeze e urtë dhe e heshtur dhe një proletar rus i dhunshëm me një etje të pashtershme për vodkë dhe seks. Ai është një shovinist, misogjin, antisemit, i sprovuar me burgun dhe kampet e përqendrimit, por me pasion të pashteruar për jetën pas së cilës kapet nëpërmjet instinkteve për të mos rënë në boshllëkun që e rrethon.

Shikon dështimin e ëndrrës sovjetike, që buron nga nëna e madhe Rusi, duke u rrekur ta mbrojë me dëshpërimin e një dashurie të humbur. Ajo është ende e tronditur nga kujtimet e të dashurit të saj moskovit, një student që bëri si i marrë për të mos shkuar të luftonte në Afganistan dhe u marros vërtet në atë çmendinë ku e mbyllën.

Shpirti i kësaj toke pulson në hapësirat pa fund që përshkon treni, në fshatrat e shkatërruar nga degradimi dhe nga tajga plot borë, në qytetet e të internuarve dhe të shkencëtarëve, në mozaikun e identitetit dhe të popullit të një Siberie, në të cilin çdo gjë është në ekstrem.

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-292-58-2

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 195

Kabina Nr. 6 - Rosa Liksom

SKU: 978-9928-292-58-2
CHF16,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë