nga: Xhevdet Bajraj
Përshkrimi i librit:
Personazhi kryesor është nëna e autorit e cila nuk ka shumë që ka ndërruar jetë, dhe autori e kujton atë duke i shkruar poezi.
MËNGJESI NË RAHOVEC
Nëna ime u zgjua nga gjumi
i mblodhi copat e shpërndara të trupit
pushoi pakëz e ulur në krevat
pastaj i ra ndërmend
që unë jam në dhomën tjetër
I dëgjoja hapat e saj
derisa po vinte me kafe në dorë
me shpejtësinë e dritës
së fikur
As nëna as unë nuk e dinim
se ajo atë ditë do të vdiste.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Armagedoni
Botuar në: 2020
ISBN: 978-9951-780-09-4
Formati: me kapak të hollë
Kafe me nënën - Xhevdet Bajraj
SKU: 978-9951-780-09-4
CHF22,50Price