nga: Shtjefën Gjeçovi

 

Përshkrimi i librit:

“Kanuni i Lekë Dukagjinit” ose kanuni i malësisë është përmbledhja në një libër e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në rrjedhën e disa qindravjeçarëve.Thelbi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit” janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj.Ato janë përçuar gojarisht nga brezi në brez. Ligjet e kanunit kanë shërbyer për më shumw se pesë qindvjeçarë si mënyra e themeltë e sjelljes shoqërore dhe vetëqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut, edhe atëherë kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Rëndësia e kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm te shqiptarët. Forma e parë e tij e shkruar i referohet Lekë Dukagjinit, edhe pse ka ekzistuar që më përpara. “Kanuni i Lekë Dukagjinit” u mblodh nga At Shtjefën Gjeçovi gjatë viteve 1910-1925.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botime Françeskane

Botuar në: 2016

ISBN: 978-9995-678-36-4

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 147

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Shtjefën Gjeçovi

SKU: 978-9995-678-36-4
CHF22,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë