nga: Yan Lianke

 

Përshkrimi i librit:

Prej mjeshtrit të rrëfimit, fitues i Çmimit Franz Kafka dhe finalist për Man Booker International Prize, KATËR LIBRAT është një roman i fuqishëm dhe i guximshëm mbi të ashtuquajturën psikologji e “njeriu ha njeriun” në një zonë riedukimi të intelektualëve gjatë Revolucionit të Madh Kulturor të Maos. Nga autorët më të njohur e më të censuruar të Kinës, Lianke na shpërfaq tablonë absurde dhe groteske të kësaj lëvizjeje rrënuese politike, e cila solli zinë e madhe të bukës përgjatë gjysmë shekulli. 

Në zonën nëntëdhjetenëntë të riedukimit, artistë dhe akademikë me mendime liberale, janë internuar me qëllim forcimin e besnikërisë së tyre ndaj ideologjisë komuniste. Në pjesën e izoluar të provincës së Henanit, Muzikantja dhe i dashuri i saj Dijetari, Autori dhe Teologu, janë të detyruar të kryejnë punë rraskapitëse dhe të spiunojnë shokët për sjellje disidente. Çmimi për këtë është marrja e një nderi politik dhe mundësia për të fituar lirinë. Mbikëqyrësi i tyre është një Fëmijë, i cili vendos rregulla dranokiane, një sistem shpërblimesh dhe ndëshkimesh. E gjithë zona e riedukimit përballet me marrëzitë e shkrirjes së çelikut dhe nismave absurde agrokulturore; te kapërcimi i zisë së bukës që shfytyron njerëzoren e tyre, e gjer te katarsisi nëpërmjet Fëmijës që e mbyll rrëfimin me vetëkryqëzimin e tij si Krisht. Gjithë sa rrëfehet në këtë libër, është një këndvështrim i ri filozofik që autori ka për Mitin e Sizifit, me të cilin mbyllet ky rrëfim satirik e plot alegori. 

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Arka e Noes

Botuar në: 2020

ISBN:978-9928-4555-4-3

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 330

Katër librat - Yan Lianke

SKU: 978-9928-4555-4-3
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë