nga: F. Scott Fitzgerald
Përshkrimi i librit:
“Kjo Anë e Parajsës”, romani i parë i Ficxheraldit, rezultoi një sukses i menjëhershëm, i jashtëzakonshëm, kur u botua për herë të parë në vitin 1920; kjo vepër ndërtoi famën e tij letrare. Ndoshta romani më përcaktues i atij “Brezi të Humbur”, ky rrëfen historinë e Amori Bllejnit, një student i pashëm, i pasur i Prinstonit, i cili përfshihet pa shumë entuziazëm në kulte letrare, aktivitete “liberale” studentore dhe një numër flirtesh boshe me gra të reja. Megjithatë, kur më në fund bie vërtet në dashuri, vajza e refuzon për një tjetër. Pas shërbimit ushtarak në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore, Amori kthehet dhe nis një karrierë në industrinë e reklamave. Akoma i ri, po ndërkaq cinik dhe i lodhur nga bota, ai është shembulli i djemve dhe vajzave të viteve njëzet të shekullit të shkuar, një brez që, siç e përshkruan Ficxheraldi, “qe rritur për të zbuluar se gjithë zotat kishin vdekur, gjithë betejat ishin luftuar, gjithë besimet te njeriu ishin tronditur.”
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Dritan
Botuar në: 2015
ISBN: 978-9928-184-11-5
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 320
SKU: 978-9928-184-11-5
CHF16,50Price