nga: Kate Morton

 

Përshkrimi i librit:

Në vitin 1913, një vocërrake braktiset në një anije të nisur nga Anglia drejt Australisë. Ajo mbërrin atje fillikat, me një valixhe të vogël dhe një libër të mrekullueshëm me përralla. Vajza rritet nga kapiteni I portit dhe e shoqja, si të ishte vajza e tyre.

Në ditëlindjen e saj të njëzetenjëtë, ata i rrëfejnë të vërtetën. E tronditur dhe shpirtzbrazur, Neli vendos të gjurmojë identitetin e saj të vërtetë. Kërkimet e çojnë në çifligun Blekhërst, në brigjet e Kornuollit, Angli, dhe e vënë përballë sekreteve të familjes aristokrate Montrashe.

Mozaiku plotësohet vetëm pasi mbesa e saj, Kasandra, i rinis kërkimet pas vdekjes së Nelit. Si një rrëfenjë magjepsëse, plot mistere e të fshehta, “Kopshti i harruar” do të marrë në dorë frerët e imagjinatës suaj, për të mos i lëshuar më kurrë.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botimet Living

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-216-56-4

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 476

Kopshti i harruar

CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë