Tim Judah - Kosova -

Çfarë duhet të dijë secili

 

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj, duke u bërë shteti i shtatë që lind nga shpërbërja e Jugosllavisë së vjetër. Një vend i vogël prej 2 milionë banorësh, Kosova është qëndrore – gjeografikisht, historikisht dhe politikisht – dhe çfarë ndodh atje, mund të ndikojë te të gjithë ne.E ardhmja e saj, sidoqoftë, mbetet e pasigurtë.​Në librin Kosova: Çfarë duhet të dijë secili, Tim Judah sjell një udhëzues të thjeshtë për një vend të ndërlikuar si Kosova. Judah, i cili ka kaluar vite të tëra duke mbuluar rajonin, ofron përgjigje të thukëta e të mprehta për një varg pyetjesh në librin e parë mbi Kosovën që prej pavarësisë.Pse është e rëndësishme Kosova? Kush janë shqiptarët? Kush janë serbët? Pse Kosova është aq e rëndësishme për serbët? Ç’rol luan Kosova në botë? Judah sjell tregimin dhe paraqet historinë dhe dinamikat gjeopolitike që kanë çuar në situatën e tanishme. Më e rëndësishmja prej këtyre është çështja e së drejtës për vetëvendosje, e kërkuar nga shqiptarët e Kosovës, përballë të drejtës për integritet territorial, e kërkuar nga Serbia. Për shumë serbë, shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj pasuese kanë qenë pak më pak se traumatike, një goditje e madhe ndaj krenarisë kombëtare. Shqiptarët, në anën tjetër, besojnë që pavarësia e tyre korrigjon një gabim historik: pushtimin serb (serbët thonë “çlirimin”) të Kosovës më 1912.

 

 

ISBN: 978-9951-803-38-0

Shtëpia botuese: Artini

Kosova - çfarë duhet të dijë secili, TIM JUDAH

SKU: 978-9951-803-38-0
CHF24,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë