Përshkrimi i librit:
Gjumë të ëmbël, fëmijë, nga e gjithë bota
Ky libër përmban 70 përralla të mençura nga e gjithë bota, që nga Italia, Spanja, Maqedonia, Franca, Gjermania, Portugalia, Greqia, Danimarka, Norvegjia, Holanda, Skocia, Rusia e deri tek Afrika e Jugut, Tunizia, Pakistani, Irani, India, Kina etj. Në të është edhe një përrallë shqiptare, “Bucelat me ujë”. Secila prej përrallave përcjell një mesazh e na njeh me kultura të ndryshme e me urtësinë e popujve. Ky libër i çmuar merr edhe më shumë vlerë prej shqipërimit të përkryer të Virgjil Muçit dhe ilustrimeve të gjetura të Anna Lang-ut. Po ta lexoni para gjumit, ëndrra të bukura do të shihni, por edhe gjatë ditës do të kënaqeni.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Botart
ISBN: 978-9928-116-83-3
Formati: me kapak të trashë
Fletët: 224
Grupmosha: 6-10vjeç
SKU: 978-9928-116-83-3
CHF22,50Price