nga: Adil Olluri


Përshkrimi i librit:

Autori i këtij libri me tregime, ashtu si në dhe me librat e mëparshëm me tregime, ngjarjet e tregimeve dhe të personazheve po vazhdon t'i zhvillojë në Kosovë, kurse temat e tyre t'i kalojë përtej kufijve kombëtarë, t'i bëjë më joshëse, më të ndjeshme, më intriguese dhe më ngacmuese për lexuesit sa duke gjuajtur yçkla në gojët dhe veprimet e personazheve komikë dhe tragjikë, po aq edhe duke ngrehur në majë të gjuhës dhe veprimeve të tyre ironinë dhe sarkazmin, në pak raste edhe groteskun. Së këndejmi, në 18 tregimet e këtij libri, ani pse personazhet janë të ndryshëm e rrëfyesi është një i vetëm që rrëfen kryesisht në vetën e tretë, në disa raste në të parën, duket sikur aty është vetëm një personazh që shtegton nga njëri tregim në tjetrin, që hap tema me të njëjtën gjuhë bisedore dhe fakte historike e që, herë provokon pak e herë shumë: fenë islame, shtetin, pushtetin, korrupsionin, krimin...

Sh. B. Armagedoni

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Armagedoni

Viti i botimit: 2019

ISBN: 978-9951-780-13-1

Formati: me kapak të hollë

Kthimin e profetit - Adil Olluri

SKU:  978-9951-780-13-1
CHF18,50Price