nga: Eqrem Bej Vlora

 

Përshkrimi i librit:

Padyshim një zbulim! Një libër magjepsës! Një nga dëshmitë më interesante për këdo që dëshiron të njohë të shkuarën tonë, atë çka se gjen dot në librat e historisë. Që të ndihmon të kuptosh shumë çka sot në kundërshtitë e dritëhijeve të jetës shqiptare. Një rrëfim ku ndjen drithërimat e jetës së trazuar të një njeriu që në muzg të tij, i syrgjynosur diku larg në mërgim të detyruar, i vihet punës për të ndërtuar copëza, tablo, fytyra, emocione, ngjarje të së shkuarës së tij. Një vepër që do të hyjë në fondin e aftë të letrave shqipe, duke shtuar aty diçka që na mungonte. Pinjoll i një prej familjeve të mëdha të Shqipërisë e të Perandorisë Otomane, kushëri i afërt i Ismail Qemalit, dëshmitar/protagonist i disa dekadave tepër të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, një nga njerëzit më të kulturuar të kohës, me një ndjeshmëri që e bën të tingëllojë aq modem, Eqrem Bej Vlora na ka dhënë një ndër dëshmitë më interesante e më të ndershme për një nga periudhat më të trazuara të historisë sonë. Dëshmi dramatike të përmbysjes së madhe të një Perandorie, çka shënon fillimin e dhimbshëm e kaotik të transformimit të shqiptarëve dhe, njekohësisht, të lindjes së Shqipërisë moderne. Dëshmi dramatike e shembjes së një bote të tërë, që merr me vete te poshtë ata që deri atëherë qëndronin në majat e hierarkisë së shoqërisë, duke i “humbur nën gërmadhat dhe në pluhurine e marrëzisë së barazimtarise', siç shprehet autori, që, tek kupton pashmangshmërinë e ndryshimeve, i përjeton ato si një dramë personale... Pra, një libër nga ata që ska nevojë për komente, që mjafton ta lexosh. Piro Misha Eqrem Bej Vlora i shkroi kujtimet e tij në gjermanisht. Vdekja e tij e papritur në vitin 1964, në Vjenë, ku ai jetoi pjesën më të madhe të periudhës së pasluftës, për fat të keq bëri që ato të mbeten të papërftmduara. Libri u botua nga Instituti i Studimeve për Evropën Juglindore në Mynih, Gjermani, në vitin 1973

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: ldk

Botuar në: 2010

ISBN: 999-277-806-7

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 600

Kujtime 1885-1925, Eqrem Bej Vlora

SKU: 999-277-806-7
CHF26,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë