nga: Ismail Qemali

 

Përshkrimi i librit:

"Kujtime" të Ismail Qemalit themeluesit të shtetit shqiptar u botuan në Londër më 1920, një vit pas vdekjes së tij. U përkthyen nga anglishtja prej Abdurrahim Myftiut. Botuar në Shqipëri nga Shtëpia Botuese "Toena", viti 2009.rnrnI ndërtuar në formën e një autobiografie, ky vëllim jep ngjarje të vërteta e të jetuara prej Ismail Qemal Bej Vlorës, një nga figurat më të ndritura jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë arenën ndërkombëtare. Gjatë kësaj pune Ismail Qemal Beun e trazuan si disa probleme vetjake të rënda, shpesh sfilitëse në shpirt, ashtu edhe preokupimet atdhetare e intrigat, që luheshin për të ardhmen e mëmëdheut të tij, Shqipërisë. Jo vetëm... Këto “Kujtime” japin një pasqyrë tepër vetjake, jashtëzakonisht objektive, të botës osmane, e cila, sado parahistorike të jetë bërë në dukje, si pasojë e luftës, nuk është aq e largët sa të mos na flasë me këshilla lloj-lloji për kohën tonë e për të ardhshmen e afërt. Në libër trajtohen çështje të rëndësishme të politikës botërore të kohës, të dhëna në plotërinë e tyre, si: lufta franko-prusiane dhe pasojat e saj në Lindje, Traktati i Parisit, misionet e Bismarkut në Lindje, kryengritja bullgare dhe shtypja e saj, konferenca ndërkombëtare, Traktati i Shën Stefanit etj.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Toena

Botuar në: 2009

ISBN: 978-9994-315-58-1

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 496

Kujtime - Ismail Qemali

SKU: 978-9994-315-58-1
CHF27,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë