Përshkrimi i librit:

Vetëm disa javë pas botimit dhe suksesit në Shqipëri të romanit të shkurtër “Kukulla”, shtëpia botuese “Fayard” e Parisit e përktheu dhe e botoi veprën në frëngjisht, për publikun francez dhe ndërkombëtar.

Një lajm i tillë konfirmon faktin se letërsia shqipe bën pjesë tashmë me dinjitet në klubin europian të letrave. Kritiku më i njohur i Francës, Bernard Pivot, e ka përshëndetur veprën më 17 maj 2015, në  “Le Journal du Dimanche”  të Parisit: “Nëna ime? Më e ëmbla e nënave, më e dashura, më e mënçura, më e qeshura e më kurajozia. Ky është rrëfimi i zakonshëm i shkrimtarëve kur kujtojnë fëmininë dhe rininë e tyre. Por ka përjashtime, veçanë-risht nga Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar. Nëna e tij? Një kukull. E brishtë, e lehtë si një kukull letre”.

Kështu fillon teksti i studjuesit francez, që përfaqëson tonin pozitiv të jehonës së veprës në shtypin tjetër letrar. 

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Onufri

Botuar në: 2015

ISBN: 978-9928-186-50-8

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 144

Përmasat e librit: 140 x 210 x 19 mm

Kukulla -Ismail Kadare

SKU: 978-9928-186-50-8
CHF18,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë