nga: Lulëzim Etemaj

 

Përshkrimi i librit:

Libri monografik, “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990-1991)”, është botuar me rastin e shënimit të 30-vjetorit të pajtimit të gjaqeve. Ky libër, siç është shprehur autori, është një shenjë modeste nderimi për mijëra zemërgjerë. Ata, në vend të ngrehjes së gishtit të krimit, shtrinë dorën e pajtimit, dhe në emër të rinisë, flamurit dhe kombit i falën gjaqet, plagët dhe ngatërresat. Me pjekurinë e tyre i dhanë fund gjakmarrjes! Ata me veprimet e tyre largpamëse e humane liruan mijëra persona nga burgu shtëpiak dhe nga atmosfera e rëndë në të cilën jetonin me vite të tëra. Kështu, i bashkuan shqiptarët si kusht i domosdoshëm për të ecur përpara drejt çlirimit nga Serbia. Është, gjithashtu, libër nderimi për qindra pajtimtarë vullnetarë dhe për punën e tyre përkushtuese. Libri është ilustruar edhe me letra, me fotografi, me procesverbale, me shënime, me përjetime. Të gjitha këto bashkë, autori Lulëzim Etemaj, njëri nga pesë studentët nismëtar të pajtimit të gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave, i ka bërë publike për herë të parë pas 30 vjetësh.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Armagedoni

Botuar në: 2020

Formati: Kopertina të forta

Fletët: 272

Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990-1991) - Lulëzim Etemaj

CHF25,00Price