nga: Atdhe Hetemi

 

Përshkrimi i librit:

“Duke kombinuar me shkathtësi materialin arkivor dhe historinë gojore, ky studim unik adreson rolin e rëndësishëm të tri valëve të ndryshme protestash studentore në Kosovë. Nëpërmjet dëshmisë origjinale empirike, Hetemi sjell njohuri të rëndësishme, duke e zgjeruar hulumtimin mbi politikën kontradiktore të arsimit të lartë dhe politikës studentore në përgjithësi.”
― Donatella della Porta, Scuola Normale Superiore, Itali

“Hetemi ka dhënë kontribut të rëndësishëm për të kuptuar Kosovën, historinë e saj dhe përgjithësisht lëvizjet studentore. Historia gojore ka vlerë të madhe. Ai ka arritur të bisedojë me pjesëmarrësit dhe organizatorët e të tria demonstratave (1968, 1981, 1997), dhe në pak dekada, një fushëveprim i tillë i gjerë më s’do të jetë i mundshëm. Nuk ka studim më të mirë rreth këtyre viteve kruciale në Kosovë.”
― Victor. A. Friedman, Universiteti i Çikagos, SHBA

“Ky libër shpërfaq një temë të rëndësishme dhe të pahulumtuar në historinë e fundit të Kosovës. Hetemi lidh për bukuri rezistencën, aktivizmin politik dhe luftërat për pushtet të lëvizjes studentore, të cilat në fund e bënë Kosovën shtet të pavarur. Në të njëjtën kohë, ai ndriçon rrënjët e aktivizmit të zhvilluar mirë para luftës, çështje shumë e pastudiuar në hulumtimin akademik.”
― Vjosa Musliu, Universiteti i Lirë i Brukselit (VUB), Belgjikë

Ky libër analizon vizionin qendror të tri lëvizjeve studentore të organizara nga gjenerata të ndryshme të studentëve shqiptarë të Kosovës, dhe gjatë rrethanave të ndryshme socio-politike më 1968, 1981 dhe 1997. Duke shqyrtuar dinamikat e demonstratave, libri hulumton dimensionet, format dhe implikimet e lëvizjeve dhe rezistencën studentore, si dhe luftërat për dominim nga akterë vendorë (Kosova), federalë (RSFJ), rajonalë (Shqipëria dhe Serbia) dhe ndërkombëtarë (jashtë Ballkanit). Midis tjerash, për shkak të pasurisë së të dhënave empirike të përfshira, ky libër kontribuon për diskutime të mëtejme mbi lëvizjet shoqërore, nacionalizmin dhe teoritë e shtetit.

 

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Artini

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9951-803-48-9

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 433

Lëvizjet studentore për Republikën e Kososvës 1968,1981 dhe 1997 - Atdhe Hetemi

SKU: 978-9951-803-48-9
CHF26,00Price