Përshkrimi i librit:

Fantastikja e legjendave që vjen përmes ilustrimeve origjinale ndërthuret me historinë e lashtë të disa vendeve shqiptare, si dhe me pamjen që kanë këto vende sot. Nëpërmjet një guide të ngjashme me guidat turistike, personazhi i librit, fotografi, ka sjellë pamje të mrekullueshme që lidhen me natyrën dhe vendet plot trashëgimi kulturore. Autorët i kanë sjellë legjendat nëpërmjet rrëfimit të moderuar dhe të përshtatshëm për moshën e fëmijëve. Ky libër synon të nxitë te fëmijët ndjenjën estetike ndaj së bukurës si edhe dashurinë për të shkuarën dhe për të tashmen e vendlindjes së tyre.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Albas

Botuar në vitin: 2015

ISBN: 978-9928-02-621-7

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 80

Grupmosha: 8-12 vjeç

Legjenda dhe vende shqiptare - Rita Petro, Felix Bilani

SKU: 978-9928-02-621-7
CHF29,50Price