Përshkrimi i librit:

AI ISHTE GJENIU MË KRIJUES NË HISTORI. ÇFARË SEKRETESH MUND TË NA MËSOJË? Autori i librave bestseller mbi Steve Jobs, Albert Einstein dhe Benjamin Franklin, përmes kësaj biografie të re dhe emocionuese, na sjell në jetë Leonardo da Vinci-n. Duke marrë prej mijëra faqeve nga blloqet e shënimeve të Leonardo-s dhe përmes zbulimeve të reja për jetën dhe punën e tij, Walter Isaacson thur një narrativë e cila lidh artin me shkencën e tij. Ai tregon se si gjenialiteti i Leonardo-s bazohej mbi aftësi të cilat ne mund t'i përmirësojmë te vetja jonë, si për shembull kureshtja e zjarrtë, vëzhgimi i vëmendshëm, dhe një imagjinatë kaq lozonjare, saqë flirtonte me fantazinë. Kreativiteti i tij, njësoj si inovatorëve të tjerë të mëdhenj, vinte nga qëndrimi në udhëkryqin midis shkencave humane dhe teknologjisë. Ai rropi lëkurën nga fytyrat e kufomave, vizatoi muskujt që lëvizin buzët, dhe më pas pikturoi buzëqeshjen më të paharrueshme të historisë, atë të Mona Lisa-s. Ai zbuloi matematikën e optikës, tregoi se si rrezet e dritës bien mbi kornenë e syrit, dhe prodhoi iluzione të ndryshimit të perspektivës në Darka e fundit. Isaacson gjithashtu përshkruan se si entuziazmi që e shoqëroi Leonardo-n gjatë gjithë jetës për vënien në skenë të shfaqjeve teatrale, karakterizoi pikturat dhe shpikjet e tij. Aftësia e tij për të kombinuar artin dhe shkencën, kthyer në ikonë nga vizatimi i tij, i cili mund të jetë vetë ai brenda një rrethi dhe një katrori, mbetet receta e qëndrueshme për novacion. Jeta e tij duhet të na kujtojë rëndësinë e mbrujtjes te vetja jonë dhe te fëmijët tanë, jo vetëm njohuritë që marrim, por edhe gatishmërinë për t'i vënë në pikëpyetje - të jemi imagjinues dhe, ashtu si rebelët e talentuar të çdo epoke, të mendojmë ndryshe. "Të lexosh këtë biografi madhështore të Leonardo da Vinci-t, është të ndërmarrësh një udhëtim përmes jetës dhe veprave të një prej qenieve më të jashtëzakonshme njerezore të të gjithë kohërave. Në shoqërine e udhërrëfyesit më përfshirës, me të informuar dhe më mendjemprehtë. Walter Isaacson është njëkohësisht një studiues i vërtetë dhe një shkrimtar magjepsës. Dhe çfare mesimesh të vlefshme do të gjeni në këto faqe". — DAVID McCULLOUGH

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Minerva

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-265-07-4

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 576

Përmasat e librit: 173 x 245 x 34 mm

Leonardo Da Vinçi -Walter Isaacson

SKU: 978-9928-265-07-4
CHF43,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë