Përshkrimi i librit:

 

Sa u pëlqen vogëlusheve që, në morinë e vizatimeve e të ngjyrave, të gjejnë zanat e preferuara, të gjejnë e të ngjyrosin objektet e Qytetit të Ylbertë, të përvijojnë rrugën e astronautes që do të mbërrijë në Hënë… Pale pastaj, po të zbukurojnë kekët e vegjël të festës…

Ja, këto janë disa aktivitete mes shumë të tillave që gjenden në këtë libër, me të cilat mund të merren vogëlushet tuaja. Nga faqja në faqe, ato do të ndiejnë se ky libër do të bëhet shumë i dashur e i domosdoshëm për to, pasi jo vetëm që zbaviten, por edhezhdërvjelltësojnë mendjen, çka është thelbësore në moshën e tyre. Kuptohet, veç aktiviteteve të larmishme, edhe figurat e ngjyrat e gjalla kanë rolin e tyre.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Aeditions

ISBN: 978-9928-287-10-6

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 64

Grupmosha: mbi 3 vjeç

Libri i aktiviteteve për vajza -

SKU: 978-9928-287-10-6
CHF12,50Price