Përshkrimi i librit:

Fëmijët janë gjithçka për prindërit e tyre dhe, nga koha që ti kupton se po vjen një fëmijë në jetë e deri kur e prek ndër duar, kalojnë emocione të mëdha, përjeton ndjenja të thella, krijon kujtime të papërsëritshme. Por, si për të gjithë, vitet kalojnë, koha rrjedh pa pushim, ata rriten papritur dhe ato që të mbeten janë vetëm copëza të shkuara që ndonjë ditë, edhe nëse do, mund të mos i kujtosh. 
Për t’i mbajtur sa më të gjalla këto kujtime, për të shënuar të gjitha detajet që ngjallin emocione, që nga shkelmimi i parë në barkun e nënës e deri kur bëhet i aftë të eci me këmbët e tij, për të pasur çfarë t’i tregosh fëmijës kur të rritet, vjen ky libër bebesh në formën e tij më tërheqëse dhe më praktike.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Magjia E Librit

ISBN: 978-9951-693-58-5

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 28

 

Libri i Bebes -Djalë

SKU: 978-9951-693-58-5
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë