Përshkrimi i librit:
Ardhja në jetë e një fëmije është një çast aq i lumtur që pasohet nga shumë të tjerë me rritjen e tij, me ushqimin e parë, foton e parë, banjën e parë... Ky libër-album i këndshëm me ilustrime të mrekullueshme do të të ndihmojë t’i jetësosh përngahera këto çaste të lumtura. Në fletët e tij ke nga një vend të posaçëm për gjithçka që ka të bëjë me beben tënde;aty mund të ngjitësh foto që nga ekografia në barkun e mamit e deri te ditëlindja e tij e parë dhe të shënosh përmasat e tij muaj pas muaji. Ky libër i ëmbël është krijuar për të të dhënë mundësinë të fiksosh në faqet e tij mrekullitë e përditshme të mrekullisë sate që quhet fëmijë. E kush nuk do të donte që, kur të rritej, të kishte një album kaq të rrallë sa ky!
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Aeditions
Botuar në: 2018
ISBN: 978-9928-177-91-9
Formati: me kapak të trashë
Fletët: 24
SKU: 978-9928-177-91-9
CHF27,50Price