nga: Nil Gun

 

Përshkrimi i librit:

Në këtë udhërrëfyes unikal, Dr. Billi dhe Martha Sears, specialist të pediatrisë, librat e të cilëve mbi lindjen, bebet dhe prindërit janë bërë bestseller jashtëzakonisht të përhapur, ju shpjegojnë se çfarë mund të bëni për të formuar sjelljen e fëmijës suaj, në mënyrë që sjellja dhe drejtimi i tyre i mirë të vijë natyrshëm.

Duke u përqendruar jo vetëm tek trajtimi dhe përballimi i problemeve të sjelljes, por edhe tek parandalimi i tyre, çifti Sears na ofron këshilla të qarta dhe praktike mbi diapazonin e madh të temave të disiplinës:

• Roli i nënës përballë rolit të babait

• Krijimi dhe zhvillimi i lidhjes me beben tuaj që do ta bëjë disiplinimin më të lehtë për vitet që vijnë

• Si të thoni "jo"

• Frenimi I shpërthimeve të temperamentit

• Si ta ndihmoni fëmijën që të shprehë ndjenjat e tij

• Përdorimi konstruktiv i inatit

• Ushqimi i mirë për sjellje të mirë

• Gjumi dhe disiplina gjatë natës

• Rivaliteti midis fëmijëve brenda një familjeje

• Shuplakat, rrahja dhe metodat zëvendësuese të tyre

• Si t'i eleminoni sjelljet shqetësuese si të qarat acaruese apo kthimin e fjalëve

• Si të reagoni kur fëmija juaj gënjen, mashtron apo vjedh

• Disiplina pas divorcit dhe në familjet me një prind

"Libri i Disiplinës" është shkruar duke u bazuar në mbi tridhjetë vjet përvojë të çiftit Sears si profesionistë të kujdesit për fëmijët, do t'ju bëjë të krijoni besim në aftësitë tuaja për t'i korrigjuar sjelljet e pakëndshme dhe të padëshiruara, të nxisni sjelljen e mirë dhe të rrënjosni tek fëmijët vlerat që do t'i ndihmojnë ata të bëhen kënaqësisht të moralshëm.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botart

Botuar në: 2010

ISBN: 978-9928-4015-6-4

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 310

Libri i Disiplinës - William Sears & Martha Sears

SKU: 978-9928-4015-6-4
CHF27,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë