Përshkrimi i librit:

Si funksionon trupi ynë? Cila është puna e organeve dhe si janë ndërtuar ato? Si funksionojnë sytë dhe si e pompon zemra gjakun? Çfarë ndodh me trupin teksa rritemi? Ç’duhet të dini për qarkullimin e gjakut dhe skeletin? Ky libër që jep informacion të hollësishëm për trupin e njeriut, ndahet sipas sistemeve. Këtu do të gjeni shpjegime për sëmundjet, kuriozitete interesante dhe ushtrime zbavitëse, me anë të të cilave do të provoni nëse e keni përthithur si duhet atë çka keni lexuar. Gjithçka do të jetë e shoqëruar me foto të hollësishme e mahnitëse. Por ne e dimë se të mësuarit është edhe argëtim, ndaj në fund të çdo faqeje, ju kemi bërë nga një pyetje, por, në mënyrë të fshehtë, jua kemi dhënë edhe përgjigjen e saktë... Ku është ajo? Epo, duhet ta gjeni vetë!

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Aeditions

ISBN: 978-9928-177-78-0

Formati: me kapak të trashë

Fletët: 160

Përmasat e librit: 230 x 280mm

Grupmosha: 6-8 vjeç

Libri im i trupit të njeriut

SKU: 978-9928-177-78-0
CHF26,00Price