nga: Sophie Kinsella

 

Përshkrimi i librit:

Deni dhe Silvi janë bashkë prej dhjetë vjetësh. Një martesë e lumtur, dy vajza të këndshme binjake, një shtëpi e bukur, një jetë e lumtur. Janë një çift kaq në harmoni, saqë kur njëri nis të flasë, frazën e përfundon tjetri... a thua se arrijnë të lexojnë ç'bluan secili në kokën e vet.

Një ditë, pas një kontrolli mjekësor rutinë, zbulojnë se janë në formë të përsosur shëndetësore, aq sa do të kalojnë bashkë edhe gjashtëdhjetë e tetë vite të tjera jetë. Edhe gjashtëdhjetë e tetë vite të tjera bashkë?!

Deni dhe Silvi janë pa fjalë. Kurrë nuk e kishin menduar që shprehja "derisa vdekja të na ndajë" do të thoshte se do të jetonin bashkë kaq gjatë! Habisë së fillimit ia zë vendin më pas njëfarë shqetësimi, për të përfunduar në ankth të plotë.

Kështu, vendosin t'i bëjnë "surpriza" njëri-tjetrit, për ta bërë më pikante martesën e tyre që me ç'duket s'do të ketë fund, për të mos u lodhur kurrë nga njëri-tjetri... Por, siç dihet, surprizat nuk kanë gjithmonë rezultatin e dëshiruar... dhe sakaq lindin incidente të vogla dhe keqkuptime që rrezikojnë ta tundin nga themelet marrëdhënien e tyre.

Dhe kur fillojnë të dalin në dritë capak të vërteta të pathëna, Deni dhe Silvi pyesin veten nëse vërtet e njihnin mirë shoqi-shoqen. Cila është receta për një martesë të lumtur dhe jetëgjatë? Ç'sfidë mund të sjellë një lidhje të ngushtë dhe marrëdhënie të pandarë mes dy njerëzve?

Në këtë roman të ri, Sophie Kinsella rrëfen gëzimet dhe dhembjet e martesës me zërin e saj gjithmonë origjinal, ironik dhe të ndjeshëm.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2018

ISBN: 978-9928-217-77-6

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 360

Më befaso! - Sophie Kinsella

SKU: 978-9928-217-77-6
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë