nga: Latif Ajrullai

 

Përshkrimi i librit:

Lindi në Smiljan, fshat në Kroacinë e sotme. Që i vogël shfaqi interes për elektricitetin. Shumë nga shpikjet e tij nuk u kuptuan dhe nuk u mirëpriten për kohën. Nikola Tesla nuk u mjaftua vetëm me shpikjet e sistemit të rrymës alternative, i cili ndryshoi mënyrën e jetesës në botë, por edhe shpikje të tjera, si: drita fluoroshente, llamba me gaz neon, komunikimet valore, sistemet valore të transmetimit të energjisë, rrezet lazer, telekomandat, shpikjet e para në robotikë etj. Gjatë gjithë jetës, ai regjistroi rreth 300 patenta shpikjesh në të gjithë botën dhe hodhi idetë e para për përdorimin e energjisë diellore dhe asaj detare. Shpikjet e tij kanë edhe sot një ndikim të jashtëzakonshëm në njerëzim.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Albas

Viti i botimit: 2019

ISBN: 978-608-237-063-7

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 64

Grupmosha: 8-12 vjeç

Më quajnë Nikola Tesla - Latif Ajrullai

SKU: 978-608-237-063-7
CHF9,50Price