nga: Iwona Kienzler

 

Përshkrimi i librit:

Maria Skllodovska-Kyri (Maria Sklodoëska-Curie) ishte një personalitet i jashtëzakonshëm. Ajo ishte e para përfaqësuese e gjinisë së bukur, e cila në vitin 1893 mori diplomë në Fizikë dhe Matematikë në Universitetin e Sorbonës të Parisit; ishte e para profesoreshë femër në Sorbone; ishte e para femër dhe e vetme ndër katër personalitete botërore që ka marre dy herë çmimin Nobël. Kjo shkencëtare e shquar me kombësi polake është e para dhe e vetmja femër, njëkohësisht personaliteti i parë me kombësi jo franceze, që prehet në Panteonin e Parisit. Libri i shkrimtares polake Ivona Kienzler, e përshkruan Skllodovska-n, bashkë me zbulimet e saj shkencore, jo vetëm si një shkencëtare të shquar, por edhe si një femër që dashuron, por që pengohet nga i dashuri i saj. Për këtë ajo u detyrua të thyejë stereotipet false dhe për dashurinë ishte e përkushtuar të sakrifikonte shumë gjëra. Autorja e përshkruan Skllodovska-n edhe si bashkëshorte dhe nënë e vetmuar, e cila pak a shume diti të bashkërendojë detyrimet e saja edukuese me punën shkencore, duke i kushtuar shumë vend marrëdhënieve të komplikuara me vajzat e saj.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Onufri

Botuar në: 2018

ISBN: 978-9928-261-37-3

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 404

Maria Skllodovska - Kyri, (Iwona Kienzler)

SKU: 978-9928-261-37-3
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë