nga: Alfonso Signorini

 

Përshkrimi i librit:

Ky libër ka dy protagonistë: Marilyn Monroe dhe dashurinë. Dashurinë e kërkuar, të përgjëruar, të abuzuar, të dështuar, të papritur, iluzive, të zbuluar dhe të humbur. Dashurinë që të bën të jetosh e të vdesësh. Dashurinë e mohuar të fëmijërisë, çmendurinë e së ëmës, jetimoren dhe dhunën seksuale. Ishte dashuri apo u bë e tillë më vonë ajo për kampionin e bejsbollit Joe DiMaggio? Zgjodhi dashurinë atë ditë që Aristotele Onassis i bëri atë propozim të rëndë: për të ngritur imazhin e Principatës së Monakos , donte që të bëhej gruaja e Ranierit. Por jo, ajo zgjodhi të martohej me Arthur Miller. Pati edhe dashuri kalimtare me Yves Montrand, Tony Curtis, Marlon Brando. Dhe miku Frank Sinatra bëri kodoshin me John Kennedy-n duke i hapur dyert e ëndrrës së fundit. Kënga legjendare “Happy Bithday Mr. President” që xhindosi zonjën Jackie Kennedy, ishte ndoshta kënga e fundit sublime e mjellmës. Më pas mbetën vetëm telefonatat e sikletshme të një Marilyn-i të shkatërruar drejtuar centralit të Shtëpisë së Bardhë dhe dëshira e fundme për të ndalur së vuajturi për dashurinë.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dudaj

Botuar në: 2013

ISBN: 978-99943-339-7

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 265

Marilyn,të jetosh dhe te vdesësh për dashurinë

CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë