nga: Andy Weir

 

Përshkrimi i librit:

Gjashtë ditë më parë, astronauti Mark Uatni u bë një nga njerëzit e parë që u ul në Mars. Tani, ai është i sigurt se do të jetë njeriu i parë që do të vdesë atje. Pas një stuhie të fuqishme rëre, që e detyron ekuipazhin të largohet nga planeti, me idenë se kolegu i tyre ka vdekur, Marku e gjen veten të izoluar në Mars dhe nuk ka asnjë mënyrë për t'u lidhur me Tokën që të njoftojë se është gjallë. Edhe sikur të arrinte të komunikonte, furnizimet ushqimore do t'i mbaroheshin disa vite para se në Mars të mbërrinte një mision shpëtimi.

Makineritë e dëmtuara, terreni i ashpër apo edhe gabimet njerëzore, mund t'ia marrin jetën më parë. I armatosur vetëm me dijet e tij, aftësitë inxhinierike dhe sensin e humorit, që është burimi i tij i forcës, Marku fillon një luftë për mbijetesë. A do të mundet ai t'u bëjë ballë pengesave të shumta që do t'i dalin përpara?

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Living

Botuar në: 2017

ISBN: 978-9928-21-62-29

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 388

Marsiani - Andy Weir

SKU: 978-9928-21-62-29
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë