nga: Osho
Përshkrimi i librit:
Njerëzit e arsyeshëm, të ndjeshëm, krijues, synojnë ta ndiejnë atë parajsë, të cilën dikur e kanë njohur dhe për të cilën u kanë mbetur, fatkeqësisht, kujtime të dobëta. Ata fillojnë ta kërkojnë atë përsëri. Kërkimi i parajsës është një kërkim i ri i fëmijërisë. Natyrisht, trupi juaj tanimë nuk do të jetë më asnjëherë fëminor, mirëpo vetëdija juaj mund të jetë aq e pastër, si vetëdija e fëmijës. Këtu qëndron i gjithë sekreti i ngjitjes mistike: të bëhesh përsëri si fëmijë, i pafajshëm, me dituri të pafëlliqur, që nuk di asgjë, që çdo gjë që ndodh rrotull e vështron me kureshtje të madhe dhe me ndjesinë e së fshehtës, të cilën është e pamundur ta humbasësh.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Fan Noli
ISBN: 978-9928-165-02-2
Viti i botimit: 2013
Formati: me kapak të hollë
Nr. i faqeve: 294
SKU: 978-9928-165-02-2
CHF23,00Price