nga: Carl Gustav Jung

 

Përshkrimi i librit:

Carl Gustav Jung (1875-1961), themelues i shkollës analitike të psikologjisë dhe zhvillues i një teorie të re e radikale mbi pavetëdijen. Zbulimi i Jungut mbi "pavetëdijen kolektive", një trashëgimi e përbashkët psikike e gjithë njerëzimit, arriti të transformojë jo vetëm kuptimin tonë mbi qenien njerëzore, por edhe mënyrën e interpretimit të botës.

E pikërisht në njërën nga esetë e tij më të famshme "Mbi natyrën e psikikës", të përfshirë në këtë libër ai përshkruan në mënyrë mjeshtërore teorinë e vet të pavdekshme mbi pavetëdijen dhe lidhjet e saj me mendjen e vetëdijshme.

Ndërsa në esenë tjetër të mrekullueshme "Mbi energjinë psikike", ai mbron dhe interpreton teorinë e libidos, një tjetër gur themeli në ndërtesën madhështore të veprave që ai i la psikologjisë dhe një faktor kyç që shërbeu për ndarjen e madhe nga Frojdi. Ndaj, për këdo që do të kuptojë sa më thellë botëkuptimin jungian, ky libër është një domosdoshmëri.

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Plejad

Botuar në: 2002

ISBN: 978-99927-774-1-9

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 160

Mbi psikikën njerëzore - Carl Gustav Jung

SKU: 978-99927-774-1-9
CHF16,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë