nga: Timothy Snyder

 

Përshkrimi i librit:

Historianët e specializuar për periudhën e gjysmës së parë të Shekullit të Njëzetë kanë hasur gjatë kohëve të fundit një rritje të interesit mbi temat e trajtuara nga ta: ngritja e partive jotolerante të krahut të djathtë; dominimi i diskursit publik nga propaganda; përdorimi i teknologjisë së re (radioja në epokën e Musolinit dhe interneti në kohën tonë) për të përçuar propagandën deri në mjediset më intime të individit; humbja e besimit te institucionet demokratike dhe kërkimi për një udhëheqës të fuqishëm; demonizimi i minorancave si hebrenjtë apo myslimanët. Teoritë e komplotit, ca të mbështetura në gjysmë të vërteta dhe ca të mbështetura në fantazi të pastër. Por historianët nuk janë aspak të lumtur për mënyrën se si njerëzit po kërkojnë të shohin nga fillimi i shekullit të njëzetë, konkretisht, i ngritjes së regjimeve totalitare apo diktatoriale, për të kuptuar se çfarë po ndodh me ta.

Ne po jetojmë në kohë të rrezikshme, thotë Timothy Snyder, një nga historianët më të fortë amerikanë të shekullit të njëzetë, i specializuar për Holokaustin dhe Europën Lindore. Por historia nuk e përsërit vetveten, argumenton ai, duke hedhur poshtë maksimën që europianolindorët e kanë brendësuar gjatë kohës së komunizmit.

Megjithatë, thotë Snyder, ne mund të nxjerrim mësime nga historia.

Në një libër konciz ku çdo fjali është një maksimë, Snyder merr përsipër të na japë njëzet leksione nga shekulli i njëzetë mbi atë se si ne dhe bashkëkohësit tanë duhet të përballemi me rrezikun e tiranisë.

Nëse je një polic, një gazetar apo një jurist, këshillon Snyder mes të tjerash, ki parasysh se respektimi i parimeve etike të profesionit tuaj mund të rezultojë një element vendimtar në parandalimin e një tiranie.

Nëse je qytetar, ki parasysh se informacioni që ti lexon dhe informacioni që shpërndan në internet është po kaq i rëndësishëm. Nëse lexon dhe shpërndan informacione të pakonfirmuara, është njësoj si t’i japësh makinës në rrugë dhe të përplasesh me makinën përballë pa e ditur se një qenie tjetër njerëzore përveç teje rrezikon të humbasë jetën nga pëplasja.

Dhe nëse do të jesh qytetar i mirë, argumenton ai më tutje, lexo më shumë libra fizikë dhe ndiq më pak internet.

Ka kaq shumë persona mes nesh të cilëve nuk ua ndjen se në çfarë bote jetojnë dhe kërkojnë përgjigje të thjeshta për jetën e vet. Këto lloj përgjigjesh na lehtësojnë ne të menduarit dhe na ndihmojnë për të krijuar identitete të rreme, një të shkuar të lavdishme apo një të ardhme utopike. Brexit nuk ishte një kthim pas në një të shkuar të lavdishme por një hap përpara drejt një të ardhmeje të panjohur, thotë Snyder mes të tjerash, duke na dhënë edhe një leksion mbi shkencën e historisë dhe mënyrën se si ne duhet t’i përqasemi asaj.

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Shtëpia e Librit

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-4456-7-4

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 136

Mbi tiraninë - Timothy Snyder

SKU: 978-9928-4456-7-4
CHF12,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë