nga: Sophie Kinsella

 

Përshkrimi i librit:

Edhe pse vetëm njëzetenëntëvjeçare, Samanta Suiting është asi i një studioje ligjore londineze me emër.Pak minuta këshillim me të kushtojnë një mal me para. Punon natë e ditë dhe është tërësisht e përqendruar në karrierën e saj.

Por, pikërisht atëherë kur mendon se do arrijë të bëhet ortake e firmës, vëren se ka bërë një gabim që mund t’i kushtojë vendin e punës.

E tronditur, arratiset nga zyra dhe gjendet në një vend të panjohur. Kërkon informacion rreth një shtëpie të mrekullueshme dhe papritur për shkak të një keqkuptimi, të zotët e shtëpisë e marrin si kandidate për postin e guvernantes. Fillon punë, pavarësisht se punëdhënësit e saj nuk kanë dijeni për faktin që vajza intelektuale nuk ka as idenë më të vogël se si mund të mbahet në rregull një shtëpi. Mbretëresha e shtëpisë është historia e një vajze që ka nevojë të çlodhet. Të gjejë veten, të dashurohet. Të fillojë më në fund të jetojë.

Dhe të zbulojë se … si hekuroset.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2007

ISBN: 978-9994-346-16-5

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 390

Mbretëresha e shtëpisë - Sophie Kinsella

SKU: 978-9994-346-16-5
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë