nga: Nil Gun

 

Përshkrimi i librit:

Biografia e parë e plotë e aktores amerikane dhe e aktivistes së çështjeve humanitare, shkruar nga biografi më i shitur në botë, Andrew MORTON.

Kur i prezantoi një mik i përbashkët në korrik të 2016-ës, Megan Markëlli dhe Princ Herri as që e mendonin se vetëm gjashtëmbëdhjetë muaj më vonë, romanca e stuhishme do të çonte në fejesën e tyre në nëntor të 2017-ës dhe në martesën në maj të 2018-ës.

Që atëherë, ne u magjepsëm pas gruas që theu shabllonet mbretërore. Pra, ndryshe nga ato nuset e druajtura të kohëve të fundit, Megani është e sigurt, karizmatike dhe e ekuilibruar. Intervista e saj e ngrohtë me rastin e shpalljes së fejesës, është një kontrast i zymtë midis Princit Çarls dhe Ledi Diana Spencerit.

 Ai thellohet në martesën e saj të mëparshme dhe shkurorëzimin në vitin 2013, betejat e Meganit në Hollywood, suksesin në shfaqjen e njohur televizive “Suits” dhe punën e saj si ambasadore e çështjeve humanitare - të ngjashme me pasionet e Princeshës Diana. Më në fund, ne shohim se si romanca mbretërore, e cila u jetua në dy kontinente, u mbajt krejtësisht e fshehtë, deri sa lajmi doli dhe Megani u gjend në qendër të vëmendjes së medies botërore si kurrë më parë.

Mortoni bazohet në intervista ekskluzive të anëtarëve të familjes dhe të miqve të saj më të ngushtë, si dhe e pasuron biografinë e Meganit me fotografi që shfaqen për herë të parë. Ai na njeh me Meganin e vërtetë dhe pasqyron ndikimin që ajo pati në ndryshimin e traditave të ngurta të Shtëpisë së Uindsorit dhe se çfarë e pret në të ardhmen.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Muza Botime

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9928-454-20-0

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 332

Meghan, Princesha Hollivudiane - Andrew Morton

SKU: 978-9928-454-20-0
CHF26,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë