nga: Ichak Adizes

 

Përshkrimi i librit:

Ichak Adizes, konsiderohet një ndër ekspertët më të rëndësishëm në botë në fushën e menaxhimit të sipërmarrjeve dhe të korporatave, duke qenë njëkohësisht një autor librat e të cilit janë përkthyer në më se 31 gjuhë. Libri i tij "Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave", konsiderohet nga Library Journal si një ndër dhjetë librat më të mirë në fushën e biznesit. Një lektor i famshëm, Ichak Adizes ka dhënë mësim në 52 vende, në universitete të tilla me emër, si Columbia University, UCLA, Stanford, Universiteti i TelAviv etj. Ai është njëkohësisht themeluesi i Adizes Institute, në Los Anxhelos. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Ichak Adizes ka shërbyer si këshilltar për shumë qeveri dhe kryeministra në mbarë botën. Për arritjet e tij në fushën e metodologjisë së drejtimit të korporatave, ai është shpallur një ndër 30 mendimtarët më të rëndësishëm të SHBA-ës. Ichak Adizes jeton dhe punon në Santa Barbara, Kaliforni, SHBA. “Libri i Adizes "Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave" është libri më i plotë që ekziston në këtë tushë. Gjithë qasja e tij është mjeshtërore, teksa e sheh zhvillimin organizativ si një organizëm të gjallë që i korrespondon cikleve të jetës dhe të biologjisë planetare. Vepra e tij përbën një kontribut tejet të rëndësishëm në fushën e menaxhimit të ekonomisë.” -Rama J. Vernon (President, Center of International Dialogue Academy of Conflict Resolution and Peace Studies) “Si zakonisht, lchak Adizes përsëri godet në shenjë. Lexoni këtë libër dhe me siguri që keni për të evituar shumë gabime në punën tuaj.” -Ricardo Salinas (Drejtor i Përgjithshëm i Azeko Tv dhe Elektra, Meksikë)

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Botimet IDK

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-136-68-8

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 460

Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave - Ichak Adizes

SKU: 978-9928-136-68-8
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë