nga: DR. Carol S. Dweck

 

Përshkrimi i librit:

Pas shumë dekadash kërkimi, psikologia me famë botërore e Universitetit të Stanfordit Dr. Carol Dweck zbukoi një ide të thjeshtë por tejet shpërthyese: fuqinë e mendësisë. Në këtë libër brilant, ajo na tregon sesi suksesi në shkollë, punë, sport dhe arte, dhe sidomos në çdo fushë të aktivitetit njerëzor mund të ndikohet thelbësisht në mënyrën sesi ne mendojmë rreth aftësive dhe talentit që kemi. Njerëzit me mendësi të fiksuar, ata që besojnë se aftësitë e tyre janë të kufizuara, - janë më pak të prirur drejt suksesit sesa ata që mendësi të zhvilluar, pra ata që besojnë se kanë aftësi që mund të zhvillohen. Ky libër iu vjen në ndihmë prindërve, mësuesve, menaxherëve dhe atletëve sesi ata mund ti vënë në punë këto ide për të pasur nxitje të jashtëzakonshme.

Në këtë libër autorja na njeh me një fenomen që e quan rritja e mendësisë false dhe i orienton njerëzit drejt adoptimit të një mendësie të vërtetë, të re dhe më të thellë. Gjithashtu, ajo shpjegon konceptin e mendësisë përtej aspektit individual, duke e aplikuar atë në kulturat e grupeve dhe organizatave. Me mendësinë e duhur, ti mund të motivosh ata që të duan, mësojnë dhe duan, - përmes transformimit të jetës tënde dhe të tyren.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Pema

Fletët: 376

Viti i botimit: 2017

ISBN: 978-9951-72-145-5

 

Mendësia - DR. Carol S. Dweck

SKU: 978-9951-72-145-5
CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë