nga: Mithat Frasheri

 

Përshkrimi i librit:

Në vëllimin e katërt të veprave të zgjedhura të Mid’hat Frashërit (Lumo Skëndo) ngërthehen gjithë përshtypjet e udhëtimeve të Mid’hat Frashërit nëpër hapësirën shqiptare dhe nëpër Evropë, si edhe ditarët e tij të famshëm për ngjarjet dhe personalitetet më të rëndësishme historike shqiptare dhe të huaj, përsiatjet e tij filozofike,politike, diplomatike, ekonomike, kulturore, artistike, një pasuri e jashtëzakonshme e panjohur dhe e mbledhur nëpër arkivat shqiptare dhe të huaja.
Në udhëpërshkrimet e tij për Shqipërinë zëne vend ditarët e tij : “Gjashtë javë në Shqipëri”- një udhëpërshkrim përgjatë vitit 1909 nga Selaniku në Manastir, Resnjë, Ohër, Strugë, Elbasan, Pogradec, Shën Naum, Korçë, Frashër, Përmet, Leskovik, Janinë; më tej, ditari madhor “Përshtypje udhëtimi 1912-1913, - një udhëpërshkrim nga Stambolli në Shkup, Sofje, Mitrovicë, Pejë,Gjakovë , Has, Mirditë, Mat, Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Janinë, Tepelenë, Frashër, Përmet . Po ashtu ditarët e tjerë: “Në Rumani 1916-1918” (frëngjisht), “Udhëtim nga Bukureshti në Trieste-Vlorë” “Një udhëtim nga Tirana në Gjirokastër” , si edhe dëshmi historike, kronika, portrete, kujtime etj. 
Si nje shkrimtar evropian i madh ai na përshkruan Evropën, ashtu siè ishte, duke e përqasur me Shqipërinë: Letra nga Stambolli”. :Letra nga Janina”, “Letra mbi një udhëtim në Zvicër, “Letra nga Parisi”, “Pallati “Louvre” , “ditari i Rumanisë, etj. 

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Instituti Lumo Skëndo

Botuar në: 2018

ISBN: 978-9928-450-94-4

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 638

Midhat Frasheri Vepra të zgjedhura 4

SKU: 978-9928-450-94-4
CHF27,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë