Përshkrimi i librit:
E treguar në dy zëra, historia e rrallë e Klarës dhe e Izit, arrin të falë emocione të thella dhe një lojë psikologjike që kulmon në të papritura befasuese. Në vitin 1929, Klara Kartrajt e gjen veten mes prindërve autoritarë dhe të dashurit të saj emigrant nga Italia. Kur ajo nuk pranon të martohet me mblesëri më një djalë të sërës së saj, i ati e mbyll në një qëndër aristokrate për të sëmurët mendorë. Më pas, ai e humbet pasurinë dhe detyrohet ta dërgojë të bijen në një spital shtetëror. Pikërisht aty do të nisë kalvari i gjatë dhe shpirtcopëtues i Klarës. Shumë vjet më pas, Izi ndeshet me historinë e Klares gjatë punës në spitalin "Uillard", ku mes pirgjeve me sendet personale të pacientëve, gjen një tufë me letra të pahapura, një ditar dhjetëra vjeçar dhe një dritare në të shkuarën e saj. Në përpjekje për të kuptuar dhe bashkuar të gjitha copëzat e fatit të Klares, Izi detyrohet të analizojë edhe një herë zgjedhjet që ajo vetë ka bërë në jetë. Kjo, çon në rezultate tronditese dhe të papritura per të.
Detaje të librit:
Shtëpia Botuese: Botimet Living
Botuar në: 2016
ISBN: 978-9928-216-01-4
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 358
Përmasat e librit: 148 x 210 x 25 mm
SKU: 978-9928-216-01-4
CHF24,00Price