nga: Goliarda Sapienza

 

Përshkrimi i librit:

"Muza e haresë" është libri rebel dhe skandaloz i një shkrimtareje të jashtëzakonshme. Është një roman aventure, një autobiografi e trilluar. Është një roman formimi, por edhe erotik, politik dhe sentimental.Modesta është një grua siçiliane, "kock' e fortë", me një gjallëri dhe pasion të pazakontë, thuajse imorale për rregullat e shoqërisë së asokohshme, tek e cila dëshirat epshore gërshetohen me zgjuarsinë.Ajo përshkon të gjitha tufanet historike dhe stuhitë sentimentale, e mbrojtur nga një hajmali e paepur e brendshme: muza e haresë. Modesta lind më 1 janar 1900 dhe qysh prej atij çasti veçse ndërton e formon vetveten, pjesë pas pjese, gabim pas gabimi, gëzim pas gëzimi.Ajo përjeton mbi kurrizin e vet të gjitha detyrimet e mundshme që i shtron jeta përpara, krejt shpërfillëse ndaj sjelljeve të kohës, ndaj gjykimit të njerëzve, ndaj zakoneve shoqërore, seksuale dhe fetare.Historia e saj është ajo e një shpirti dhe e një trupi, krejtësisht të pazgjidhshëm nga njëri – tjetri, që përshkon shekullin XX, me vullnetin dhe ndërgjegjen për të qenë vetvetja, plotësisht dhe me çdo kusht, pa iu ndrojtur vetmisë, pikëllimit, keqkuptimeve, luftës dhe dhunës. Kryefjala e jetës së saj është liria. Mosbindja është virtyti i saj më i lartë.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: PEGI

Botuar në: 2016

ISBN: 978-9928-228-08-6

Formati: me kapak të hollë

 

Muza e haresë - Goliarda Sapienza

SKU: 978-9928-228-08-6
CHF24,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë