nga: Sara Waters

 

Përshkrimi i librit:

Është viti 1922 dhe Londra është e tensionuar. Ish-ushtarakët janë të zhgënjyer, të papunët dhe të uriturit kërkojnë ndryshim. Në jug të Londrës, në një shtëpi të madhe të heshtur, tani pa vëllezër, pa bashkëshort e madje pa shërbëtorë, jeta do të ndryshojë, pasi zonja Rej dhe e bija, Frensisi, për të mbijetuar, do të detyrohen të japin një pjesë të shtëpisë, befas shumë e madhe për dy vetë, për qiramarrës ose, si quhen për të përdorur një term “politikisht të saktë”, mysafirë me pagesë. Me ardhjen e Lilien dhe Leonard Barberit, një çift bashkëshortësh të rinj, rutina e shtëpisë dhe jeta e banorëve të saj do të tronditen papritur. Dhe ndërsa pasionet rriten dhe zhgënjimet bëhen mal, askush nuk mund të parashikojë se sa larg dhe sa shkatërruese do të bëhen ngjarjet. Me mjeshtërinë e rrëfimit, që e bëri kaq të dashur e të vlerësuar për lexuesin e kritikën, Sarah Ëaters sjell një histori tërheqëse për pasionin dashuror, dëshirat e parrëfyera dhe pasojat e tyre tronditëse. Një roman i mprehtë, që në atmosferën e një epoke historike përshkruan personazhe që mbeten në zemrën dhe kujtesën e lexuesit, kaq të gjalla, kaq të mirëfillta në ethen e tyre dramatike për lumturi, në këtë kryevepër të tensionit psikologjik dhe thellësisë emocionale.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2019

ISBN: 978-9928-292-37-7

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 600

Mysafirë me pagesë - Sara Waters

SKU: 978-9928-292-37-7
CHF24,50Price