nga: Jack Kerouac

 

Përshkrimi i librit:

Në mars 1950 Xhek Kerouaku arriti të botonte librin e tij të parë të titulluar: “Qyteza dhe Qyteti” (The Town and The City), i cili, megjithëse i siguroi njohje në rrethet letrare, kaloi pa ndonjë bujë tek lexuesit dhe është shkruar me një stil konvencional, që ai e braktis shpejt.

Romani “Në Udhë” doli më 4 shtator 1957, pasi kishte fjetur për gjashtë vjet në sirtarët e redaksive, i konsideruar si i pabotueshëm për shkak të papërshtatshmërisë me moralin publik dhe mosdëshirës së Kerouakut për ta rishikuar, dhe që të nesërmen e vuri Xhek Kerouakun në qendër të vëmendjes. Kritikët dhe gazetarët u përqëndruan veçanërisht tek termi Biit Xhenereishën (Beat Generation), një term i krijuar nga vetë Kerouaku dhe ku, siç shprehet ai vetë, fjala “Biit” (Beat) nënkupton një gjendje etheje, shkrirjeje me gjithësinë dhe ekzaltimi permanent, të ngjashëm me atë të shenjtorëve, të cilët përjetojnë një nivel më të lartë vetëdije; në fjalët e autorit të këtij libri: “ngazëllimi ekzaltues dhe rrëgjues i thjesht qenies, (të qenurit, egzistencës)”[1]. Për budizmin, të cilin gjithashtu e studioi dhe përqafoi, Nirvana.

Romani “Në Udhë” (On the Road) u hodh në letër në një shpërthim të vetëm trijavor shtypshkrimi në prill 1951, por vetë shkrimtari mbante shënime të vazhdueshme në copëza letre gjatë të gjithë periudhës së rrugëtimeve të tij nëpër Shtetet e Bashkuara dhe udhëtimin e fundit në Meksikë, të ndërmarra nga 1947 deri më 1950.

Siç tregojnë studiuesit e veprës Kerouakiane, goditja  e tasteve të makinës së shkrimit dëgjohej 24 orë në 24 dhe nuk kuptohej nëse autori ka vënë gjumë në sy gjatë hedhjes së rrëfimit në kartë. Në dhomën e tij të punës mbushur me tym duhani qenë nderë të katër cepave bluzat e squllura nga djersa. Vetë Kerouaku tregon se gjatë proçesit të shtypshkrimit,për të qëndruar zgjuar, qe i detyruar të pinte kafé pa mbarim. Kjo, me qëllim të mos ndërprerjes së rrjedhës dhe ritmit të rrëfimit,çka është tepër e rëndësishme për shkrimtarin. Po për këtë qëllim, Kerouaku përgatiti një rodhan letre të pandërprerë në mënyrë që të shmangte ndërprerjet që do të duheshin për ndërrimin e fletës sa herë që mbaronte. Në përfundim të tri javëve, një shirit letre prej 120 këmbësh (37 metra) ishte shtypur, i cili ruhet edhe sot, duke u ekspozuar herë pas here për të pasionuarit e jetës dhe veprës së Kerouakut.

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: OMSCA – 1

Botuar në: 2013

ISBN: 978-9928-132-23-9

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 384

Në udhë - Jack Kerouac

SKU: 978-9928-132-23-9
CHF22,50Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    Socials

    Përfitoni nga ofertat tona

    • Facebook
    • Instagram

    Regjistrohu për newsletter tonë