nga: Rozafa Shpuza

 

Përshkrimi i librit:

Poezia e Rozafës futet në shkollën e quajtur “letërsi qytetare”, e cila, veçanërisht në Shkodër, njohu lulëzim në pjesën e parë të shekullit të kaluar me Migjenin sa në poezi, aq në prozë, si dhe me prozën e Koliqit. “Zinxhiri i këputur i kësaj shkolle gjeti fillin falë penës autentike të Rozafa Shpuzës. Poezia e saj, e ngjyer tërësisht në sfondin e qytetit të Shkodrës, ju thërret me të gjitha shqisat, ndjesitë e ruajtura nën lëkurë jo vetëm të brezit të saj. Ajo ngërthen ato të të gjithë qytetarëve që si ajo e jetuan intensivisht Shkodrën në çdo pulsim të saj. E ngjizur me një leksik sa të rrallë, aq edhe të pasur të së folmes qytetase, vargjet e kësaj poezie gëlojnë nga identiteti unik i këtij qyteti; përmbyten në bukuri rievokimesh të  shtëpisë atësore të lagjes, të raporteve me veten e me të tjerët, me një mijë ndjesi që ripërtërihen sa herë e prek e po aq kur nuk e prek atë ajri. Sepse Shkodra vetëm mund të këndohet në vargje dashurore, sepse ajo është frymë, jo thjesht qytet".

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Armagedoni

Botuar në: 2020

ISBN: 978-9951-27-274-2

Formati: me kapak të hollë

Nana i qindiste kryq dimnat - Rozafa Shpuza

SKU: 978-9951-27-274-2
CHF17,50Price