nga: Sophie Kinsella

 

Përshkrimi i librit:

"Nata e martesës" është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh dhe që e dashuron punën që bën, e çmendur pas të birit, e fiksuar pas të motrës, por realiste kur është fjala për jetën dhe pritshmëritë. Një ditë, fare papritur, Flisi mëson se Loti është në telash dhe kërkon ta ndihmojë. E prirë për zgjedhje të pafata, pasi ndahet nga i dashuri, Loti fare papritur i kthehet dashurisë së saj të parë. Duke dashur që kjo lidhje të jetë romantike dhe për tu paraprirë problemeve, çifti vendos që, jo vetëm të presin ditën e martesës për të pasur marrëdhënie intime, por madje të kthehen në Greqi, vendin ku ata u takuan për herë të parë, për të shijuar marrëdhënien e tyre. Por a është kjo zgjidhja e duhur dhe a do të funksionojë kjo dashuri e rizgjuar? Çfarë do të zbulojë Flisi rrugës teksa shkon në resort së bashku me çiftin?

 

Detaje të librit:

Shtëpia Botuese: Dituria

Botuar në: 2014

ISBN: 978-9928-103-96-3

Formati: me kapak të hollë

Fletët: 428

Nata e martesës - Sophie Kinsella

SKU: 978-9928-103-96-3
CHF23,00Price

    Thjesht paguani online
    Më kartë krediti, online banking ose më parapagim.

    Mundësitë e pagesës

    Transporti

    by Libraria Shqiptare KLG

    Socials

    • Facebook
    • Instagram

    Përfitoni nga ofertat tona

    Regjistrohu për newsletter tonë